“Edhe sikur të gjithë socialistët e Evropës të mbledhë Rama, nuk na ndal dot”


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:31

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse vijon me kursin e tij të arrogancës, edhe sikur të mbledhë në Shqipëri të gjithë socialistët në Evropë nuk do të mund të ndalojë protestat dhe vrullin e qytetarëve.

Në një prononcim nga rrethrrotullimi i sheshit “shqiponja” në Tiranë, Paloka deklaroi se bllokimi i rrugëve për një orë këtë të enjte është një sinjal për kryeministrin.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”,- tha demokrati në një prononcim për Neës24../Express

Te fundit


Kthehu lart