Edhe sa kosovarë ndodhen në Siri? Jep shifrën Drejtori i Policisë


Gazeta Express
20 Prill 2019 10:51

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër. Por, në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Përmes një konferece të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj, raporton Gazeta Express.

Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tha se të kthyerve do t’u bëhet kontrolli shëndetësor, në veçanti fëmijëve.

“Gratë dhe fëmijët kanë kaluar nëpër siuata të rënda traumatike”, tha Ramadani, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart