Edhe Rolls-Royce drejt elektrifikimit - Spectre një bishë e vërtetë - Gazeta Express
string(65) "edhe-rolls-royce-drejt-elektrifikimit-spectre-nje-bishe-e-vertete"

Edhe Rolls-Royce drejt elektrifikimit – Spectre një bishë e vërtetë

AutoTech

Gazeta Express

18/10/2022 22:04

Në fund të korrikut sivjet, Rolls-Royce pati njoftuar se vetura e parë elektrike e kompanisë ishte 40 për qind gati për dalje në treg.

“Spectre”, siç njihet zyrtarisht, tani ka debutuar si vetura e parë me bateri duke shënuar një epokë të re për Rolls-Roycen. Klientët e parë do t’i marrin veturat në fund të vitit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

Avancimet në teknologjinë e veturave elektrike kanë bërë të mundshme që Rolls-Royce të pranojë fuqinë “me zero emetim”, në modelin “Spectre”. Kompania ka thënë se e ka për qëllim të jetë plotësisht elektrike deri në fund të dekadës.

Me modelin “Spectre”, Rolls-Royce thotë me krenari se ka prodhuar “një segment tërësisht të ri të veturave”, të cilit ia ka vënë emrin “segmenti super-coupe ultra-luksoz elektrik”. Në fakt kjo veturë vjen si pasues shpirtëror i Phanton Coupes.

Sa i përket dizajnit, “Spectre” s’dallon nga pamjet e produkteve të tjera të Rolls-Roycet.

Teknologjia më e avancuar gjendet brenda veturës. Rreth 4800 pika ndriçimi në brendi janë te vetura më speciale elektrike.

Rolls-Royce ka thënë paraprakisht se vetura do të ketë kapacitet prej 577 kuajfuqish e se mund të ecën deri 420 kilometra me një mbushje të vetme. Vetura është e projektuar të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 4.4 sekonda.

Pos numrave impresivë, “Spectre” fokusohet edhe në ofrimin e ndjenjës luksoze në timon.

“Bisha” do të dalë në treg në tremujorin e fundit të vitit të ardhshëm. Ende s’është bërë i ditur çmimi i veturës që tashmë është në dispozicion për porosi.