Edhe pse viktimë, më shumë ka të dënuar shqiptarë se sa serbë për krime lufte - Gazeta Express
string(76) "edhe-pse-viktime-me-shume-ka-te-denuar-shqiptare-se-sa-serbe-per-krime-lufte"

Edhe pse viktimë, më shumë ka të dënuar shqiptarë se sa serbë për krime lufte

Gazeta Express

29/09/2020 23:18

Për 20 vite janë akuzuar 204 persona për krime lufte, janë dënuar 66 persona.

Për 20 vjet, në Kosovë janë dhënë shumë dëshmi e rrëfime mbi viktimat që kanë humbur jetën në luftë.

Lexo Edhe:

Këto rrëfime nga familjarët, dëshmitarët e persona të tjerë që kanë parë krime nuk janë marrë shpesh parasysh nga institucionet e drejtësisë.

Në total, për dy dekada janë vetëm 66 persona të dënuar.

Për çudi, ani pse më shumë se 13 mijë viktima të kësaj lufte janë shqiptarë nga Kosova, më shumë ka shqiptarë të dënuar për krime gjatë luftës, se sa serbë.

Ky numër i të akuzuarve dhe të dënuarve, sipas Amer Alijës nuk është as për afërmi i mjaftueshëm. 

Në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se gjykimet dhe hetimet për krime lufte nga ndërkombëtarët, janë bërë duke abuzuar me të drejtat e njeriut.

Në Kosovë për 20 vite janë kryer 116 procedura gjyqësore për rastet e Krimeve të Luftës.