Edhe pse u bënë 10 vite nga nisja, ende nuk dihet kur do përfundojë aksi Qukës-Qafë Plloçë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 15:17

Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Pllocë, pjesë e korridorit të 8 të rrugës Tiranë-Korçë konsiston në ndërtimin e 43.4 km segmenti rrugor, i cili do të shkurtojë distancën mes Korçës dhe Tiranës.

Në kilometrin e parë të kësaj rruge, sapo kalon Qafë Plloçën duket se punimet po ecin me ritme të ngadalta dhe dita kur ky projekt do të bëhet realitet është ende e largët.

I nisur 10 vite më parë, projekti strategjik do të duhet të ndikonte në zhvillimin ekonomik por edhe atë turistik të zonës, por në këtë kantier të pozicionuar në zonën e Proptishtit puna nuk vazhdon. Makineritë janë stacionuar dhe këtu gjithçkka ka ndalur.

Edhe pse u parashikua të përfundonte në qershor të vitit 2018, ka kaluar më shumë se një vit tashmë dhe në këtë rrugë nuk ka gjasa të përfundojnë punimet.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Prrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçes dhe Kapshticës. Jo vetëm kaq, por rruga pritej të ndikonte në përmirësimin e jetesës së dhjetëra fshatrave të kësaj zone, por në një dekadë, ajo ka sjellë vetëm probleme./t.ch

Te fundit


Kthehu lart