Edhe pesë ditë afat për partitë për ta konsoliduar shumicën e re parlamentare - Gazeta Express
string(77) "edhe-pese-dite-afat-per-partite-per-ta-konsoliduar-shumicen-e-re-parlamentare"

Gazeta Express

10/08/2020 10:51

Edhe pesë ditë afat për partitë për ta konsoliduar shumicën e re parlamentare

Gazeta Express

10/08/2020 10:51

Bisedimet midis partive politike për të formuar shumicë të re parlamentare vazhdojnë, pa ndonjë konfirmim zyrtar për marrëveshje të mundshme, e cila duhet të bëhet jo më vonë se ditën e Premte, kur edhe skadon afati dhjetëditor, pas së cilës presidenti duhet të japë mandatin për të formuar qeveri.

Fundjavën e kaluar, informacioni dhe mesazhet për bisedimet u dërguan kryesisht përmes njoftimeve nga LSDM dhe VMRO-DPMNE, të dy partitë, të cilat janë në garën për të formuar një kabinet të ri qeveritar. Organizata e punëdhënësve, ndërkohë, ka bërë thirrje për një qeveri të menjëhershme për të marrë masa të reja për të ndihmuar ekonominë, përcjell in7.

Lexo Edhe:

Nga LSDM njoftojnë në mëmyrë të përsëritur se po vazhdojnë bisedimet për krijimin e mazhorancës të qëndrueshme parlamentare dhe një koalicion qeverisës me një mandat të plotë, katër vjeçar e të qëndrueshëm. Ne jemi të përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë Veriore, thonë nga kjo parti, duke shtuar se është e qartë se vendi nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në bisedimet me partinë politike BDI, ne jemi dakorduar plotësisht për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ne jemi të përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakorduar që të flakim tutje të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes. Ne takimet tona është diskutuar se programi i mundshëm i qeverisë së përbashkët duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së”, sqarojnë nga LSDM-ja.

Partitë, siç shprehen,kanë rënë dakord për pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të secilit zyrtar, përmes një sistemi që do të dakordohen bashkërisht.

Të Premten pasdite, Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupco Nikolovski është takuar me Sekretarin Organizativ të BDI-së, Artan Grubi, me të cilin, siç thanë ata, patën një diskutim konstruktiv për të konfirmuar angazhimin e të gjithë qytetarëve për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në vend dhe rajoni.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, në një deklaratë i kërkoi përsëri LSDM-së të dalë dhe të thotë publikisht nëse ka shumicë në Parlament dhe nëse do të formojë një qeveri

“Nëse nuk e bëjnë këtë, do të thotë se ata po manipulojnë qytetarët. Nëse LSDM dëshiron të formojë qeveri, ajo duhet të veprojë në mënyrë transparente”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski këtë fundjavë, duke iu përgjigjur një pyetje gazetare në lidhje me negociatat për formimin e qeverisë së re, tha se ata kanë komunikim me të gjitha partitë politike dhe shtoi se ai nuk do të hyjë në detaje në mënyrë që të mos prishë proceset.

“Nga ajo që mund të thuhet, është se ka pasur një takim midis kryetarit Mickoski dhe kryetarit të BDI, Ahmeti, i cili u zhvillua në Parlament, zgjati rreth një orë, u diskutuan disa tema, për të cilat nuk do të doja të hyja në detaje, në mënyrë që të mos dëmtoja proceset. Nëse dhe si do të zhvillohet situata në të ardhmen, do të informoheni në kohën e duhur nga ne, ashtu si keni qenë edhe herën e fundit transparente. Përndryshe, për sa i përket komunikimit me partitë, VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar në mënyrë miqësore e bën atë me të gjitha partitë politike”, ka thënë Arsovski.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 15 korrik të këtij viti, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE 44, BDI fitoi 15, koalicioni “Tash është Koha ” i udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy , dhe PDSH një mandat.