Edhe Pamela Anderson kundër donacioneve të mëdha për Notre Dame


load
Gazeta Express
20 Prill 2019 17:59

Shumë njerëz u treguan të lumtur që donacionet për katedralen e Notre Dame kaluan shumën e një miliard dollarëve. Por aktorja me famë Pamela Anderson ka një mendim ndryshe. Ajo thotë që ”një përqindëshi” kanë iinteresa të tjera në zemrën e tyre dhe që donacionet e vazhdueshme nuk janë të nevojshme pasi që katedralja veqse është mjaft e pasur.

Modelja dhe ish aktorja e Bayëatch bëri kritikën e fundit të saj politike në një postim në rrjetin social Tëitter. Këtë herë Pamela vendosi të sulmonte kishën katolike dhe patronët e saj shumë të pasur për atë që pretendon ajo që është përmbi prioritizim i rindërtimit të katedrales me famë botërore, e cila u djeg pjesërisht këtë javë.

Ajo kritikoi ata që bënë donacione për këtë kauzë, duke thënë që donacionet po motivohen për të i ikur taksave dhe për njohje publike se sa për dashurinë ndaj kësaj vepre arkitekturore.

Gjithashtu ajo vuri në pah që mbledhja shumë e shpejtë e parave për katedralen është e gabuar, pasi që ka gjëra më të rëndësishme për të cilat do duhej të mblidhen para në fillim.

Komentet e saja morrën reagime të ndryshme. Disa e përkrahën kritikën e aktorës, ndësa disa të tjerë kritikuan atë për mos njohjen e mirë të kulturës dhe historisë franceze.

Ndryshe Anderson ka qenë mjaft aktive në komentet e saja politike kohët e fundit. Javën e kaluar ajo sulmoi Britaninë e Madhe për arrestimin e themeluesit të ëikileaks./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart