Edhe një studim tjetër konfirmon se mungesa e vitaminës D ju bën më të ndjeshëm ndaj Covid-19 - Gazeta Express
string(96) "edhe-nje-studim-tjeter-qe-konfirmon-se-mungesa-e-vitamines-d-ju-ben-me-te-ndjeshem-ndaj-covid-19"

Edhe një studim tjetër konfirmon se mungesa e vitaminës D ju bën më të ndjeshëm ndaj Covid-19

Gazeta Express

08/10/2020 9:21

Një studim i fundit, tregon edhe një herë për rëndësinë e nivelit të vitaminës D në mbrojtjen kundër koronavirusit, shkruan Dailymail.

Në bazë të dhënave, 72% e punëtorëve të NHS që kishin mungesë të “vitaminës së diellit” gjithashtu dolën pozitive për antitrupat Covid-19, që tregon se kanë qenë të infektuar. Sipas studimit, kjo ishte edhe arsyeja që popujt aziatikë dhe të zinj ishin më të ndjeshëm ndaj këtij virusi, për shkak se ata e kanë më të vështirë të absorbojnë vitaminen D nga dielli.

Lexo Edhe:

Ekspertët me këtë rast kanë bërë thirrje, që personat të fillojnë të shtojnë dozat e vitaminës D, në vend se të presin zbulimin e vaksinës.

Pavarësisht kësaj, studiuesit nuk kanë arritur ende të vërtetojnë nëse mungesa e vitaminës D i bën njerëzit me të ndjeshëm ndaj këtij virusi, ose ky virus shkakton rënien e nivelit të kësaj vitamine.

Studimi është kryer nga Universiteti Birmingham me stafin e NHS-se në Britaninë e Madhe. Ky ekip analizoi mostrat e gjakut të 392 punonjësve shëndetësorë.  Matjet, që ju bën stafit përfshinë sasinë e vitaminës D dhe testin serologjik, për të parë praninë e antitrupave të koronavirusit.

Si përfundim është vërejtur se shumica e pjesëmarrësve, të cilët kishin nivel të ulët të vitaminës D kishin antitrupa, që do të thotë se e kishin kaluar sëmundjen. Rezultatet gjithashtu treguan se ata, që kishin mungesë të kësaj vitamine kishin përjetuar edhe simptoma më të rënda të sëmundjes COVID-19.

Aktualisht ekspertët rekomandojnë, që të gjithë njerëzit të marrin 10 mikrogramë të kësaj vitamine, qoftë përmes ushqimeve, suplementeve apo përmes diellit. /Gazeta Express