Edhe një ministre jep dorëheqje shkaku i mospajtimeve mbi Brexit’in


Gazeta Express
22 Maj 2019 22:34

Ministrja britanike e ngarkuar me marrëdhëniet me Parlamentin, Andrea Leadsom njoftoi sot në mbrëmje dorëheqjen, duke vlerësuar se nuk beson më se qeveria mund të aplikojë rezultatin e referendumit të qershorit 2016 që ishte në favor të Brexit.

“Është me shumë keqardhje dhe zemrën e rënduar që vendosa të dorëhiqem nga qeveria”, shkruan Leadsom në “Twitter”, një mesazh i shoqëruar me letrën e saj të dorëheqjes.

Ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May është përballur me shumë dorëheqje muajt e fundit brenda qeverisë së saj për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhe me Brexit, Leadsom shpjegoi se kishte qëndruar kaq gjatë për të luftuar për Brexit.

Te fundit


Kthehu lart