Edhe një ditë afat për studentët që të aplikojnë në këto dy fakultete


Gazeta Express
12 Korrik 2019 20:00

Vërshimet shtyjnë afatin e pranimit të studentëve të rinj deri me datë 13 korrik 2019 në ora 16:00 afati për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor, në vitin akademik 2019/2020, në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore dhe në Fakultetin e Filologjisë në UP.

“Kjo shtyrje bëhet pasi që në këto dy fakultete, dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë bërë që aplikimi të pezullohet për disa orë gjatë periudhës zyrtare të afatit për aplikim.”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.

Në objektin e Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, uji depërtoi brenda objektit duke rrënuar gjithçka.

Te fundit


Kthehu lart