Anëtari i PDK-së, Arsim Mehmeti, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.
Përkundër që ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidimi i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit nga kjo parti në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte është punë e kryer.
Mehmeti ka thënë për Klankosova.tv se këtë muaj do të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së dhe si rrjedhojë zyrtarizohen tjerë kandidatë të kryetarëve të komunave.
“Jam anëtar i PDK-së dhe kam të drejtën e pakontestuar të shpall kandidimin tim. Pra deri të vijë koha për zyrtarizim në KQZ-së çdo gjë mund të ndodhë. Unë jam kandidat i anëtarësisë së gjerë të PDK-së, si bashkëthemelues i saj dhe i të qytetarëve të tjerë të Drenasit”.
Mehmeti është në PDK që 22 vjet.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...