Edhe Maqedonia e Veriut bojkoton Nobelin për Peter Handke - Gazeta Express
string(57) "edhe-maqedonia-e-veriut-bojkoton-nobelin-per-peter-handke"

Edhe Maqedonia e Veriut bojkoton Nobelin për Peter Handke

Gazeta Express

09/12/2019 23:01

Ministri i Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, e ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i Millosheviqit.

Këtë Pacolli e ka bërë nëpërmjet Twitterit.
“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Lexo Edhe:

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të 90-ta.