Edhe LDK-ja preket nga Specialja, asamblisti i saj intervistohet si i dyshuar në Hagë - Gazeta Express

Edhe LDK-ja preket nga Specialja, asamblisti i saj intervistohet si i dyshuar në Hagë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2019 14:37

Asamblist i LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecaj, e ka përfunduar sot intervistimin nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ndrecaj ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Pasi u intervistua ai ka deklaruar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.

“Sot e kam përfunduar intervistimin në Hagë. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit dhe jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë Ndrecaj.

Ndryshe, Ndrecaj është edhe bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili kohë më parë ishte arratisur pas ftesës që i kishte ardhur nga Specialja.