Edhe kjo bëri vaki gjatë fluturimit Londër-New York! - Gazeta Express
string(51) "edhe-kjo-beri-vaki-gjate-fluturimit-londer-new-york"

Edhe kjo bëri vaki gjatë fluturimit Londër-New York!

Fun

Gazeta Express

06/05/2022 1:11

Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.

Avioni, një Airbus A330, ishte nisur nga Heathrow dhe kishte si destinacion Nju Jorkun.

Lexo Edhe:

Teksa ishte mbi Irlandë, kapiteni u njoftua se ndihmës piloti nuk kishte kryer testin e tij të fundit të fluturimit para se të pajisej me lejen e fluturimit të kësaj kategorie.

Ai vendosi të kthehej menjëherë në Londër, nga ishte nisur. Pasagjerët pritën në aeroport derisa u zëvendësua piloti. Avioni mbërriti në SHBA 3 orë me vonesë nga orari i parashikuar.