Edhe këtë vit, tekstet shkollore në gjendje të mjerueshme


Gazeta Express
11 Shtator 2019 16:57

Libra të grisura e të shkarravitura, pa kopertinë dhe mungesë të njësive mësimore.

Kështu duken pjesa më e madhe e librave të arsimit fillor edhe në këtë fillim vit shkollor.

Më kritik janë vet nxënësit të cilët ankohen për vështirësi në kryerjen e detyrave të shtëpisë ndërsa shpesh herë edhe detyrohen të bëjnë fotokopje të njësive mësimore që mungojnë.

Përveç nxënësve, edhe mësimdhënësit shprehin shqetësimin e tyre për këtë problem, shkruan Alsat. 

Thonë se të reja janë vetëm librat e matematikës dhe shkencës ndërkohë që librat tjerë thuajse janë të përgjysmuar.

Sipas MASH-it, librat shkollor duhet të ndërrohen në çdo pesë vjet mirëpo ky proces shpesh herë u ndërpre për shkak të problemeve të ndryshme teknike me kompanitë përkatëse.

Mirëpo, edhe ato që u ndërruan përmbajnë material të dobët dhe dëmtohen menjëherë.

Edhe pse tashmë ka nisur java e dytë e shkollës, shumë nxënës janë akoma pa libra.

Mungesë më e madhe vërehet në librat e gjuhës shqipe, posaçërisht për klasat e gjashta./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart