Edhe këtë fundjavë ora policore fillon nga 16:00-05:00 - Gazeta Express
string(52) "edhe-kete-fundjave-ora-policore-fillon-nga-1600-0500"

Edhe këtë fundjavë ora policore fillon nga 16:00-05:00

Gazeta Express

03/04/2020 14:37

Derisa numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë po vazhdon të rritet, institucionet vendore kanë marrë vendim që edhe gjatë kësaj fundjave ora policore të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme, përcjell Gazeta Express.

Personat mbi moshën 67 vjeçe do të mund të lëvizin deri në ora 11:00 kurse personat deri në moshën 18 vjeçe do të mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

Lexo Edhe:

Me leje për qarkullim gjatë orës policore mundet të lëvizin punëtorët, por rreptësisht vetëm në relacionin punë-shtëpi. Këtu përfshihen edhe punëtorët bujqësorë që kanë obligime sezonale.

Kushdo që shkel orën policore do të ndiqet penalisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Shkelësit mund të dënohen me burg deri në 1 vit dhe me gjobë në të holla.