Edhe indianët “shkelin” në Hënë, pamjet që po bëjnë xhiron e botës


Gazeta Express
4 Shtator 2019 8:05

Një burrë i veshur me rroba të një astronauti, ka habitur të gjithë kur u shfaq në një rrugë me gurë që në shikim të parë ngjante vërtetë me ambientin e astronautëve amerikanë që kishin shkuar në Hënë, por në fakt pamjet e këtij burri janë filmuar në Indi.

Pamjet janë realizuar nga artisti Baadal Nanjudasëamy nga Bengalurur në Indi, ku shfaqin burrin e veshur me rroba të bardha dhe helmetë në kokë, duke u shtirur kinse po ec në kraterin me shumë pak gravitet – kur në fakt po ecte nëpër një rrugë në Tunga Nagar.

Ajo është filmuar nga lart me qëllim që të duket se vërtetë është në Hënë, megjithatë me kalimin e sekondave aty shfaqet një mini-furgon që kalon shumë pranë tij.

Videoja është shpërndarë në Twitter ku më pas kanë filluar talljet, duke pretenduar se me rrugë të tilla astronautët mund të trajnohen për një mision tjetër të suksesshëm në Hënë gjatë vitit 2022.

Te fundit


Kthehu lart