“Edhe i kanë rreh sot”, Begolli me një postim interesant pasi Interi u shpall kampion në Serie A - Gazeta Express
string(93) "edhe-i-kane-rreh-sot-begolli-me-nje-postim-interesant-pasi-interi-u-shpall-kampion-ne-serie-a"

“Edhe i kanë rreh sot”, Begolli me një postim interesant pasi Interi u shpall kampion në Serie A

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 23:38

Interi siguroi sonte titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një nga ata që iu gëzua këtij suksesi është edhe analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Granit Begolli, i cili njihet si tifoz i flaktë i Interit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Begolli ngacmoi rivalët, duke theksuar se tashmë Interi e ka mposhtur Milanin thuajse në çdo ditë të javës.

Madje, sipas tij, loja dhe fitorja sonte e “Nerazzurrëve” ishte edhe si një lloj “rrahjeje”.

Postimi i plotë nga Begolli (pa ndërhyrje):

“Zyrtarisht Inter mposht Mianon te hanen te marten te merkuren te shtunen dhe te diellen.

Edhe i kan rreh sot”.

/Gazeta Express/