Edhe dy gola të shpejtë në ndeshjen Atalanta – Valencia - Gazeta Express
string(53) "edhe-dy-gola-te-shpejte-ne-ndeshjen-atalanta-valencia"

Edhe dy gola të shpejtë në ndeshjen Atalanta – Valencia

Gazeta Express

19/02/2020 22:32

Atalanta është duke e shkatërruar 4:1 Valencian, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Siro.

Hans Hateboer e çoi në 4:0 epërsinë e Atalantas ndaj spanjollëve në minutën e 63-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vetëm tre minuta më vonë, Denis Cheryshev shënoi golin e parë të Valencias në këtë takim, i cili mund të jetë domethënës në ndeshjen e kthimit në Spanjë.

Klubi italian shkroi historinë duke e arritur fazën e 16 më të mirëve në Champions për herë të parë në historinë e vet.