Edhe Distria Krasniqi e arrin gjysmëfinalen në Grand Prix të Budapestit


Gazeta Express
12 Korrik 2019 14:13

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka vazhduar me fitore rrugëtimin në kategorinë deri në 48 kilogramë të Grand Prixit të Budapestit të Hungarisë. Tanimë ajo e ka siguruar një vend në gjysmëfinale.

Kosovarja e mposhti kinezen Yanan Li në çerekfinale dhe arriti t’i ndjekë hapat e xhudisteve të tjera nga Kosova, Nora Gjakovës dhe Majlinda Kelmendit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Në rundin e dytë, Distria Krasniqi, e mposhti me ippon xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, dhe e siguroi kështu një vend në çerekfinale. Që të dyja këto xhudiste e kishin kaluar kaluan rrethin e parë pa luftë.

Në gjysmëfinale të kësaj gare, 23-vjeçarja do të përballet me spanjollen Julia Figueroa.

Nëse Krasniqi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 20 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.

Përveç Distria Krasniqit, sot Kosovën në Budapest të Hungarisë po e përfaqësojnë edhe Nora Gjakova (-57 kg) dhe Majlinda Kelmendi (-52 kg). Ndërsa, Akil Gjakova garon të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova janë kualifikuar në gjysmëfinale të kategorive të tyre përkatëse. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart