Edhe Chelsea futet në garë për Sanchon - Gazeta Express
string(38) "edhe-chelsea-futet-ne-gare-per-sanchon"

Edhe Chelsea futet në garë për Sanchon

Gazeta Express

04/12/2019 15:01

Chelsea i është shtuar garës për transferimin e talentit anglez të Borussia Dortmundit

Klubet angleze po bëjnë garë në mes vete për talentin Jadon Sancho.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi anglez po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit në fanellën e Borussia Dortmundit.

Prandaj, klubet e Premierligës janë të gatshme të bëjnë sakrifica për ta rikthyer atë në atdhe.

Chelsea është klubi i fundit që ia ka vënë syrin futbollistit ofanziv.

“Blues” do të tentojnë ta blejnë Sanchon gjatë janarit, nëse iu hiqet dënimi nga FIFA, ose gjatë verës së ardhshme.

Mirëpo, londinezët do të përballen me konkurrencë të ashpër pasi lojtarin e duan edhe Manchester Unitedi dhe Liverpooli.

Sipas mediave gjermane, megjithatë preferencë e Sanchos është La Liga, ku i pëlqen Real Madridin dhe Barcelonën. /Gazeta Express/