Edhe Bundesliga cakton datën për nisjen e sezonit 2020/21 - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

25/07/2020 11:11

Me i fundit

Edhe Bundesliga cakton datën për nisjen e sezonit 2020/21

Sport

Gazeta Express

25/07/2020 11:11

Pas Premier League edhe Bundesliga gjermane ka një datë për fillimin e sezonit të ri 2020/2021.

DFL, liga gjermane e futbollit ka fiksuar të premten e 18 shtatorit si ditën për t’i dhënë start sezonit të ri të Bundesligës.

Java e parë do të luhet fundjavën e 18/19 dhe 20 shtatorit ndërkohë që sezoni 2020/2021 do të përfundojë në 22 maj të vitit 2021, një ditë përpara Bundesligës së 2-të.

Superkupa e Gjermanisë ndërkohë do të luhet në datën 30 shtator.

Pritet një tjetër sezon në të cilin të gjitha skuadrat do të jenë në ndjekje të Bayern Munich skuadrës që ka bërë ligjin në Bundesliga në dekadën e fundit.