Edhe Britania e Madhe në izolim mbarëkombëtar që nga java e ardhshme - Gazeta Express
string(68) "edhe-britania-e-madhe-ne-izolim-mbarekombetar-qe-nga-java-e-ardhshme"

Edhe Britania e Madhe në izolim mbarëkombëtar që nga java e ardhshme

Gazeta Express

30/10/2020 23:17

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë britanikët për izolimin mbarëkombëtar javën e ardhshme, pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitën shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre origjinal për skenarin më të keq, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Natën e kaluar një burim i Kabinetit i tha Mail se lëvizja dramatike do të shpallet javën e ardhshme. Nuk ishte e qartë saktësisht se çfarë forme do të merrte mbyllja e re, ose çfarë do të urdhërohej të mbyllej ose sa do të zgjaste.

Qeveria tani përballet me një fundjavë kritike për të përcaktuar formën e masave përpara një njoftimi.

Kryeministri dhe Kancelari Rishi Sunak thuhet se janë agonizuar nga vendimi, për shkak të frikës se do ta dëmtonte ekonominë tejmase.

Por shkencëtarët, të mbështetur nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock dhe ministri i lartë Michael Gove – u thanë këtyre të fundit se virusi mund të vret 85,000 britanik këtë dimër.

Ata bënë thirrje për një bllokim mbarëkombëtar – ngjashëm me mbylljen njëmujore në Francë – duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të ruajtur kapacitetet e spitaleve. /Gazeta Express/