Edhe Bayerni e do Christian Eriksenin


Gazeta Express
20 Prill 2019 8:30

Pas Real Madridit, edhe Bayern Munich është duke u interesuar për Christian Eriksen.

Christian Eriksen po zhvillon një tjetër sezon pozitiv me Tottenhamin në Premierligë, që sipas “Daily Star”, mund të jetë i fundit për danezin, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi.

Zinedine Zidane dëshiron të bëjë revolucion në skuadër dhe ka nevojë për një mesfushor klasi, duke parë moshën e Luka Modric, që por shkon për 34.

Por, Reali duhet të reagojë sa më parë sepse edhe Bayern Munich ka hyrë në garë për ish-mesfushorin e Ajaxit.

Megjithatë, mediat raportojnë se Eriksen tashmë ka zgjedhur se ku dëshiron të vazhdojë karrierën. Ai dëshiron të luajë në Spanjë.

Eriksen është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013.

Ai ka bërë 266 paraqitje me ekipin anglez dhe ka shënuar 64 gola. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart