Edhe ambasadorët e BE-së kërkojnë të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit - Gazeta Express
string(81) "edhe-ambasadoret-e-be-se-kerkojne-te-behet-me-shume-ne-luften-kunder-korrupsionit"

Ballina

Gazeta Express

09/12/2022 15:45

Edhe ambasadorët e BE-së kërkojnë të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit

Ballina

Gazeta Express

09/12/2022 15:45

Pasi ambasadorja amerikane njoftoi se ekipi nga Uashingtoni është në vend që t’i zbulojë aktorët më të korruptuar të cilët e pengojnë zhvillimin e shoqërisë, sot edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe iu bashkangjitën thirrjes – institucionet dhe qytetarët të bëjnë më shumë për uljen e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, përfaqësues të Qeverisë, të kritikuar se ndihma nga jashtë do të thotë dështim në vend, sërish kanë premtuar angazhime më të mëdha për reforma  të sistemit kompetent për përballje me këtë problem.

Paralajmërimeve që vinë nga ambasadorët e huaj se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut thellohet dhe e pengon rrugën drejt Bashkimit Evropian, Qeveria fillimisht u përgjigj me pajtueshmërinë e përgjithshme se problemi është i madh dhe duhet të zgjidhet, ndërsa sot edhe me takim të veçantë me institucionet kompetente për përballje me korrupsionin. Nga foltorja kanë drejtuar dënime të ashpra për indet e korruptuara në administratën publike, posaçërisht në sistemin gjyqësor  dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të dënoncojnë rastet e korrupsionit.

Lexo Edhe:

“Në qoftë se kemi luftë joselektive kundër korrupsionit, në qoftë se kemi vendime gjyqësore të mbushura me dyshime dhe të marra pa asnjë transparencë, nuk kontribuojmë për krijimin e besimit në institucione. Pavarësia gjyqësore nuk do të thotë se dikush ka të drejtë ta shkatërrojë sistemin nga brenda dhe të mos ketë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, pavarësia gjyqësore sjell përgjegjësi shumë më të madhe, para së gjithash ndaj qytetarëve” – deklaroi Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, i pranishëm në sallën e Qeverisë, theksoi se deri më tani BE-ja ka investuar shumë për kontroll  të korrupsionit, megjithatë duhet të bëhet më shumë.

“Gjatë muajit të kaluar debati publik posaçërisht u fokusua në luftën kundër korrupsionit, kjo është mirë, por nuk është diçka e re. Nga ana e BE-së ne vazhdimisht dhe publikisht i theksojmë mossukseset në këtë fushë, e kemi përshëndetur suksesin kur ka ndodhur dhe bëjmë thirrje për veprim më serioz. Për këtë arsye në emër të BE-së përsëri bëj thirrje të bëhet më shumë” – tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Vetëm disa orë para këtij takimi, ambasadori britanik në vend, Metju Louson, sipas shembullit të ambasadores amerikane Anxhela Ageler, në rrjetet sociale shkroi.

“Raportet e paradokohshme shqetësuese sugjerojnë se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut përkeqësohet, nuk përmirësohet. Korrupsioni e minon sundimin e së drejtës dhe krijon mosbesim në sistemin gjyqësor, e dobëson administratën publike” – tha Metju Louson.

Pasi ambasadorja amerikane para tri ditëve njoftoi se në vend ka mbërritur ekipi nga Uashingtoni për qasje më agresive dhe masa të mundshme kundër aktorëve të korrupsionit në të kaluarën dhe tani, në llogari të Qeverisë kanë mbërritur kritika, si nga opozita politike, ashtu edhe nga qytetarët, se kjo është shenjë e jofunksionalitetit dhe dështim i politikës vendase në përballjen me një nga problemet kryesore të cilat zvarriten për vite me rradhë – korrupsioni, krimi dhe sundimi joselektiv i të drejtës. /KlanMacedonia/