Edhe Agim Veliu reagon pas vendimit të Kushtetueses - Gazeta Express
string(51) "edhe-agim-veliu-reagon-pas-vendimit-te-kushtetueses"

Edhe Agim Veliu reagon pas vendimit të Kushtetueses

Gazeta Express

28/05/2020 23:49

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për mandatarin për kryeministër.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Lexo Edhe:

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sikurse edhe vendimet tjera të kësaj gjykate, është i pranueshëm”, ka deklaruar Veliu.

“Ne vazhdimësi, edhe para vendimit, LDK ka deklaruar se e pranon çfarëdo vendimi të Kushtetueses”, ka thënë Veliu në një prononcim për Gazetën Express.