Edhe AAK’ja është për mbylljen e kazinove


Gazeta Express
21 Mars 2019 17:57

Pas iniciativës së LDK’së për seancë të jashtëzakonshme për pezullimin e punës së kazinotve, edhe AAK’ja e Ramush Haradinajt shprehet se është pro mbylljes së kazinove, shkruan Gazeta Express

Dy vrasje ka ndodhur brenda një jave në kazino, njëra në Suharekë të dielën në mëngjes, e tjetra mbrëmë në Lipjan.

Përmes një komunikate për media, AAK ka njoftuar se e përkrah iniciativën e LDK’së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për kazinotë.

“Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativēn për mbajtjen e seancës së jashtzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojērave të fatit duke pasur parasysh pasojat  që po i sjellin vendit tonë”, thuhet në njoftimin e AAK’së, transmeton Gazeta Express.

Derisa LDK akuzonte kryeministrin Haradinaj se po provonte të favorizonte lojërat e fatit përmes një koncept-dokumenti për ndryshimin e ligjit për lojërat e fatit.

Mirëpo në njoftimin e AAK’së thuhet se ‘ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojērave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë’.

“Shkalla e rrezikshmērisē së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqērinë tonë”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmeti Isufi.

Ndërsa partia e Kryeministrit konsideron se urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit./Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart