Edhe 180 milion dollarë kredi për autostradën Kërçovë – Ohër


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 9:59

Për përfundim të punimeve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër, e cila është pjesë e Korridorit 8, do të merret hua prej 180 milionë dollarëve. Propozimi për miratim të garancisë shtetërore për kredinë e re, kaloi në Komisionin për Financim dhe Buxhet, kurse me procedurë të shkurtuar kalon edhe në seancë parlamentare.

Zëvendësministrja e Financave, Shyret Elezi, tha se pasi të miratohet marrëveshja, do të garantohet ndërtimi i kësaj autostradë. Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë se do ta mbështesin propozimin, sepse, siç thotë Nikolla Micevski, këtë projekt e kanë filluar ata dhe ka rëndësi të madhe. Por, LSDM-ja paraprakisht pohonte se projekti është kriminal, kurse tani kur janë në pushtet, e flasin të kundërtën, shton Micevski.

Huamarrja shtesë është e nevojshme për ndërtim të tunelit, sanim të rrëshqitjeve të tokës, për nyjet e reja dhe për gjëra të tjera që janë lëshuar apo janë bërë gabimisht, shpjegon Dime Vellkovski nga LSDM-ja. Kredia duhet të kthehet brenda 20 viteve, përfshirë grejs periudhën prej 5 viteve. Ky është aneksi i tretë i marrëveshjes për huamarrje për këtë autostradë, i cili është nënshkruar në vitin 2013, kurse ndërtimi i këtij aksi të Korridorit 8, filloi në shkurt të vitit 2014.

Për këtë projekt PPS-ja e hapi lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje përmes së cilës i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej rreth 150 milionë euro. Këtyre ditëve për shkak të vjetërsimit të veprës, Nikolla Gruevski, nuk e ka më statusin e një të akuzuari, kurse për të tjerët edhe po zhvillohet procedurë gjyqësore

Te fundit


Kthehu lart