Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 790.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 250 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.
“ Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar ”, ka njoftuar Vitia.
Ministri ka vlerësuar se sakrifica e secilit po i jep rezultatet.
Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:
Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani. #mosurelakso