Eden Hazard thotë se i duhet të shënojë më shumë gola spektakularë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 20:48

Transferi më i bujshëm i këtij afati në klubin mbretëror, Eden Hazard, ka treguar në një intervistë se i duhet që të shënojë më shumë gola të bukur. Ylli belg ka pranuar po ashtu se emri i tij duhet që të jetë më shpesh tek lista golashënuesve.

“Kohët më të mira po vijnë për Real Madridin”, ka thënë tutje Hazard duke u treguar tifozëve të Los Blancos se ky sezon pritet të jetë shumë më i suksesshëm se sa ai i kaluar që u konsiderua si ndër më të dobëtit në vitet e fundit.

Real Madrid transferoi yllin e kombëtares së Belgjikës për 100 milionë funta këtë verë pas shumë spekulimeve.

“Kur luani për Real Madridin ju duhet të fitoni çdo vit”, ka shtuar ish-lojtari i Chelseat.

“Nëse nuk fitoni Ligën e Kampionëve tifozët zemërohen”

Por Hazard ka thënë se e ka ditur këtë kur është transferuar në njërin ndër klubet më të mëdha në botë.

“Është normale sepse në këso klubi, ju vetëm doni të fitoni diçka dhe për këtë arsye unë jam këtu”, ka thënë për fund Hazard.

Hazard pati një ndër sezonet më të mira në karrierën e tij vitin e kaluar tek Chelsea. Ai shënoi 21 gola dhe bëri 17 asistime. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart