Ecja nëpër shesh, Clinton nuk ia lëshon dorën Albright-it


Gazeta Express
12 Qershor 2019 15:09

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, kanë filluar së bashku ecjen nëpër sheshin qendror të Prishtinës, ceremoni e quajtur kjo “Ecja e Lirisë”.

Gjatë kësaj ecjeje, ajo që ka rënë në sy, është kujdesi i presidentit Clinton. Ai për asnjë moment nuk ia ka lëshuar dorën ish-sekretares Albright, duke treguar kujdes të jashtëzakonshëm për të, shkruan Gazeta Express.

Pas pak ata së bashku do të marrin pjesë në zbulimin e bustit të ish-sekretares Madeleine Albright në Prishtinë.

Më herët Clinton e Albright kanë marrë pjesë në organizimin qendror të mbajtur në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku kanë mbajtur edhe fjalime. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart