Ecja iu bën më të ri


Gazeta Express
20 Prill 2019 18:07

Një orë ecje në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve mendore dhe të përmirësojë gjendjen mentale.

Ushtrimet e rregullta përmirësojnë gjendjen mendore të juaj si dhe atë fizike. Madje ecja e rregullt ulë rrezikun e çmendurisë dhe harresës në moshat e shtyera, thonë shkencëtarët.

Një studim ka konkluduar se njerëzit që bëjnë më shumë aktivitete fizike, madje edhe vetëm ecje, e ndalë procesin e koshimit të trurit dhe e kanë më pak të mundur të çmenden.

Gjetjet janë lajme të mira për njerëz që mundohen të jenë sa më të përgatitur fizikisht. Hulumtuesit thonë që të gjitha ushtrimet, madje edhe nëse janë më pak se dy orë në javë, mund të jenë të mjaftueshme për të parë benefitet. Madje çdo orë më shumë me ushtrime mund të bëjë trurin e juaj më të ri, thonë kërkimet.

Shkencëtarët e Universitetit të Bostonit kanë studiuar të dhëna të ndryshme në gjetjet e tyre për këtë hulumtim.

Ata kanë gjetur se çdo orë ekstra e ushtrimeve për një javë, ka bërë që truri të funksionojë si të ishte një vjet më i ri.

Pra dikush që bën tre orë ushtirmë çdo javë mundet që me kalimin e kohës të mbajë trurin më të ri se moshatarët që nuk ushtrojnë rregullisht.

Tutje tregohet që ushtrimet me intensitet më të ulët, që duhet vetëm të vjënë në funskion zemrën, mushkëritë dhe muskujt, kanë shumë benefite.

Ekipi i shkencëtarve tha se nuk ishte e qartë se sa stërvitje mund të ishte e mjaftueshme për mbrojtjen “optimale” kundër çmendurisë, por rekomandoi që njerëzit të bëjnë ushtrime të paktën 250 minuta në javë.

Ka mekanizma të ndryshëm përmes të cilave stërvitja mund të ndihmojë trurin, duke përfshirë përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe nxitjen e gjumit më të mirë.

Studimet shkencore në të kaluarën kanë gjetur se njerëz që bëjnë stërvitje të rregullta aerobike,ato që janë të përqendruar në ushtrime kardiovaskulare, si vrapimi, noti dhe çiklizmi – kanë më shumë vëllim në pjesë të caktuara të trurit.

Hipokampi,një pjesë e trurit që kontrollon të mësuarit dhe emocionet, si dhe kortekset temporale mediale dhe të përkohshme, të cilat ndikojnë në të menduarit dhe kujtesës, janë gjetur të jenë më të mëdha në njerëzit që ushtrojnë rregullisht.

Ushtrimi shpesh gjithashtu përmirëson gjumin e njerëzve dhe redukton stresin, të cilat mund të kenë efekte pozitive në shëndetin mendor dhe në fuqinë e të menduarit.

Hulumtimi i ekipit të Bostonit u botua në revistën JAMA Netëork Open nga Shoqata Mjekësore Amerikane./Gazeta Express/

Përktheu: Përparim Leka

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart