E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Shqiperi
Gazeta Express
20/03/2023 20:48
Ky është Albert Mamli, mekaniku që humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Kurbin.
45 vjeçari nuk mundi të shpëtonte pasi kamioni që po riparonte e zuri poshtë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.”, njoftoi policia.