E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Hashim Thaçin - Gazeta Express
string(78) "e-zbulon-lushtaku-disa-parti-ne-kosove-po-tentojne-te-eliminojne-hashim-thacin"

E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Hashim Thaçin

Gazeta Express

10/07/2020 6:55

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se nuk do të befasohej nëse ftohet nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se subjektet politike po duan të eliminojnë figurën e Presidentit Hashim Thaçi

Kështu deklaroi ai në Debat Plus, ku tha se qytetarët i besojnë Thaçit më së shumti.

Lexo Edhe:

“Presidentin Thaçi e shohin si një politikan të fuqishëm dhe që qytetari i Kosovës i beson më së shumti”, tha ai.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se të gjithë e kanë ditur që Gjykata Speciale është formuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët

“Jam i bindur se edhe zoti Thaçi e ka ditur që Specialja është bërë edhe për të. Ajo nuk është bërë për njerëzit që nuk kanë qenë në luftë”, tha ai.