E vrau koronavirusi në moshë të re, ky është shqiptari që humbi jetën në SHBA - Gazeta Express
string(76) "e-vrau-koronavirusi-ne-moshe-te-re-ky-eshte-shqiptari-qe-humbi-jeten-ne-shba"

Gazeta Express

29/03/2020 8:40

E vrau koronavirusi në moshë të re, ky është shqiptari që humbi jetën në SHBA

Gazeta Express

29/03/2020 8:40

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.
Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.


Lajmi i botuar në gazetën “Illyria” në New York, shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitet po edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Lexo Edhe:


Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.


Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.
Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York.