Një burrë nga Shtetet e Bashkuara mund të dënohet me dy vjet burgim pasi shkroi një vlerësim negativ për një hotel në Tajlandë në të cilin kishte qëndruar.
Ai u padit nga një qendër pushimi në bazë të ligjeve të rrepta të vendit aziatik kundër shpifjes, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Wesley Barnes, i cili punon në Tajlandë, i shkroi disa vlerësime në platforma të ndryshme duke e akuzuar hotelin për skllavëri moderne.
Megjithatë, hoteli “The Sea View Resort” tha se kritika e ashpër nga ish-mysafiri është e pavërtetë dhe e ka dëmtuar reputacionin e qendrës së pushimit.
“Pronari dorëzoi një ankesë që i pandehuri ka postuar vlerësime të padrejta për hotelin e tij në faqen TrupAdvisor”, tha policia tajlandeze për agjencinë AFP.
Incidenti, i cili ndodhi në ishullin Chang më herët këtë vit, kishte ardhur pas një grindjeje pasi amerikani kishte dashur ta sillte shishen e vet të alkoolit përderisa po hante ushqim në restorantin e hotelit.
Amerikani u ndalua nga policia, u mbajt për disa ditë në burg e më pas u lirua me dorëzani. Nëse shpallet fajtor për shkeljen e ligjit kundër shpifjes, ai mund të dënohet me më së shumti dy vjet burgim.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...