E veshur si burrë, me çifteli në dorë: Kjo është gruaja e parë shqiptare që këndoi në odën e burrave - Gazeta Express
string(98) "e-veshur-si-burre-me-cifteli-ne-dore-kjo-eshte-gruaja-e-pare-shqiptare-qe-kendoi-ne-oden-e-burrave"

E veshur si burrë, me çifteli në dorë: Kjo është gruaja e parë shqiptare që këndoi në odën e burrave

Gazeta Express

27/05/2020 8:12

Fatime Sokoli (lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948) ishte këngëtare popullore nga Shqîpëria e veriut, Artiste e Merituar.

Ajo ishte vajza e parë e malësisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë.

Lexo Edhe:

Fatime Sokoli është shfaqur para publikut në moshën e saj 12-vjeçare dhe që atëherë ishte vërejtur talenti i saj i pashoq, zëri i thekshëm ashtu si jehona e maleve të Dragobisë, pastaj përkushtimi i saj për këngët e trimërisë dhe për instrumentet popullore, bënë që ajo për asnjë çast të mos i ndahej këngës.

Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malësie e në skenat e disa vendeve të Evropës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës.

Fatime Sokoli u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

Këngëtarja popullore, Fatime Sokoli, e cila ka kryer edhe Liceun e Muzikës, “Jordan Misja”, në Tiranë, radhitet ndër emrat më të njohur dhe më meritorë në interpretimet e këngëve të zhanreve të ndryshme popullore, por mbi të gjitha për këndimin tërë pasion të këngëve të trimërisë, këngë të cilat kishin për qëllim mobilizimin kombëtar të masave shqiptare.

E lindur, e edukuar dhe e rritur në një ambient kur pushteti popullor kishte filluar arsimin masiv dhe përkujdesjen për popullin, talenti i saj ra në sy të njerëzve, që kishin marrë përsipër emancipimin e femrës shqiptare, shkollimin dhe hapjen e perspektivës për gjininë e shtypur e të keqtrajtuar gjatë shekujve të gjatë të robërisë dhe Kanunit të egër të Maleve, i cili femrën e trajtonte si “shakull për të bajtur”.

Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.