E vërteta tragjike e njeriut që refuzoi ta përshëndesë Hitlerin


Gazeta Express
17 Maj 2019 19:32

Fotografia të cilën e shihni më lartë ka qarkulluar në internet tash e disa viteve, dhe u bë e famshme për shkak të një njeriu i cili kishte refuzuar ta bëj të njëjtin veprim sikurse edhe të tjerët. Nuk ka nevojë të tregohet se sa shumë prej burrave aty, e kanë bërë përshëndetjen naziste nga frika, se një mohim do t’i dërgonte ata drejtë vdekjes.

Duke e ditur këtë, në fakt, prania e Hitlerit në këtë tubim nazist, duhej të tregohej më shumë si dashuri e jo frikë ndaj tij. Por një njeri ishte më trim se të tjerët. August Landmesser, është njeriu i cili i mbajti krahët e kryqëzuar.

August Landmesser, ishte i martuar me një grua çifute.

Historia e Augustit, dhe veprimit të tij që mund të quhet si anti-nazist, është ikonike për kohën. Në vitin 1930, ekonomia gjermane ishte në një gjendje aspak stabile, dhe këtë gjendje e shfrytëzoi Adolf Hitler, i cili i premtoi popullit të tij ekonomi më të fuqishme, e jo luftë, ashtu edhe siç ndodhi më pas.

Kur Hitler erdhi në pushtet, ekonomia gjermane filloi të ndryshojë në të vërtetë.

Duke besuar se lidhjet e tij mund ta ndihmonin që ta ketë një punë më të mirë, Landmesser u bë postier i nazistëve. Ai pak e dinte se gëzimi i gjetjes së një pune, do të shkatërrohej shumë shpejtë, sepse ekzistenca e familjes së tij ishte në rrezik.

Në vitin 1934, Landmesser u takua me Irma Eckler, një grua çifute, dhe të dy ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Fejesa e tyre ndikoi që një vit më vonë ai të përjashtohet nga partia, dhe aplikimi i tyre për martesë u mohua nga gjykata lokale e Nurembergut.

Ata tashmë kishin një vajzë të vogël, Igrid, e cila kishte lindur në tetor të të njëjtit vit, dhe më pas, në vitin 1937 familja e tij dështoi në tentimin për të ikur në Danimarkë, ku edhe u kapën në kufi. August u arrestua dhe u akuzua se po e “çnderonte racën”, dhe shumë shpejtë i burgos.

Në gjykatë, të dy pretenduan se nuk ishin në dijeni se gruaja e tij ishte çifute, e madje thonin se ajo ishte e pagëzuar në kishën Protestante, pasi që nëna e gruas së tij u martua për herë të dytë. Në maj të vitit 1938, August u lirua në mungesë të provave, por u kërcënua se nëse vendos që të largohet përsëri, dënimi të jetë më i lartë.

Por zyrtarët e shtetit nuk i qëndruan besnikë fjalëve të tyre, kur edhe një muaj më vonë e arrestuan Augustin dhe e dënuan me tre muaj punë krahu në kampe të përqendrimit, ku edhe vdiq nga mungesa e ushqimit dhe higjienës.

Ai nuk arriti ta shihte kurrë më gruan e tij.

Ndërkohë, një ligj i asaj kohe kërkonte arrestimin e të gjitha grave çifute të cilat ishin martuar me të bardhë, nën akuzën se e kanë “çnderuar racën” duke i përzier. Ajo u arrestua dhe u dërgua në disa kampe të ndryshme të përqendrimit, ku do ta lindte vajzën, Irene, vajza e dytë e Augustit. Irma ishte  shtatzënë pak para se atë dhe Augustin ta arrestonin.

Të dyja vajzat u dërguan në jetimore, dhe nuk u vranë për shkak se babai i tyre ishte gjerman. Por vajza e madhe kishte fatin e keq.

Ndërkohë që vajza e vogël ishte dërguar më pas tek gjyshërit e saj, e madhja u dërgua në kampin e përqendrimit, tek nëna e saj. Ajo aty u shpëtua nga disa çifutë të tjerë ku edhe u dërgua në mënyrë të fshehtë në Austri.

Irene pas përfundimit të luftës, u kthye në Gjermani, kaloi një kohë në spital, e më pas u lirua nga spitali.

Ajo e kaloi pjesën e mbetur me motrën e saj të vogël, e cila nuk mbante në mend asgjë nga lufta, dhe gjyshërit nga ana e babit (Prindërit e Augustit), të cilët ishin të dy gjermanë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart