E tmerrshme: Shikojeni si e rrezikon jetën ky punëtor në Prishtinë duke u bartur me vinç


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 10:36

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat shpeshherë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve, por edhe të punëtorëve.

Në videon më poshtë shihet se si një punëtor në Prishtinë, rrezikon jetën duke hipur në vinçin, i cili po transportonte materiale të ndërtimit.

Ka vazhdimisht ankesa se si kompanitë private rrezikojnë jetën e punëtorëve, duke mos i ofruar kushtet e nevojshme.

Zakonisht ankesat janë të drejtuara te kompanitë e sektorit të ndërtimtarisë, pasi ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut në vendin e punës.

Pavarësisht kësaj, ka punëtorë të cilët vetë rrezikojnë jetën e tyre duke bërë veprime të pakujdesshme.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart