E tmerrshme: Indiani mbyt gruan duke ia hedhur kobrën kur ajo po flinte - Gazeta Express
string(70) "e-tmerrshme-indiani-mbyt-gruan-duke-ia-hedhur-kobren-kur-ajo-po-flinte"

E tmerrshme: Indiani mbyt gruan duke ia hedhur kobrën kur ajo po flinte

Gazeta Express

26/05/2020 10:02

Një burrë indian është arrestuar pasi dyshohet se e ka mbytur bashkëshorten duke e lënë të lirë një kobër në dhomën e saj pasi më herët kishte dështuar ta mbyste me nepërkë.

Policia e rajonit jugor indian, Kerala, thanë se sipas të dhënave të gjetura në telefonin e të dyshuarit 27-vjeçar, ai ka pasur kontakte me një mbajtës të gjarpërinjve dhe ka shikuar video me gjarpërinj në internet.

Lexo Edhe:

Sooraj e kishte marrë një nepërkë shumë helmuese në muajin mars, e cila e kishte kafshuar gruan e tij, që ishte detyruar të qëndronte në spital për gati dy muaj, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Gruaja ende ishte duke e marrë veten në shtëpinë e prindërve të saj këtë muaj kur Sooraj e bleu një kobër nga një mbajtës i gjarpërinjve dhe ia hodhi asaj përderisa ishte duke fjetur.

Në një deklaratë të policisë thuhet se burri kishte qëndruar në atë dhomë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Prindërit e dërguan gruan në spital, por një mjek më vonë i njoftoi se ajo ka vdekur. Çifti e kanë një fëmijë.