E tmerrshme, i riu vret të dashurën dhe shëtitet nëpër qytet me trupin e saj - Gazeta Express
string(75) "e-tmerrshme-i-riu-vret-te-dashuren-dhe-shetitet-neper-qytet-me-trupin-e-saj"

Gazeta Express

26/05/2020 19:22

E tmerrshme, i riu vret të dashurën dhe shëtitet nëpër qytet me trupin e saj

Gazeta Express

26/05/2020 19:22

Një 26-vjeçar në Rusi, ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare, por nuk është mjaftuar me kaq, por trupin e saj të pajetë e vendosi në një karrocë dore dhe me të shëtiti nëpër qytet.

Philip Grigoryev, dyshohet se në debat e sipër ka vrarë të dashurën e tij Arina. Por i riu nuk vendosi të varroste trupin e pajetë e të dashurës, por atë e vendosi në një karrocë dore dhe shëtiti nëpër St Petersburg. Raportohet se Philip shëtiti rreth një orë me karrocë në dorë.

Lexo Edhe:

Më pas u ngjit në katin e 12 të një apartamenti dhe fshehu kufomën. Kalimtarët në rrugë nuk e kanë vënë re që 26-vjeçari po transportonte një trup të pajetë, sepse ai e kishte mbuluar atë. Policia u njoh me rastin nga një mik i ngushtë i Philip, ndërkohë mësohet se ai është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje, shkruan Daily Mail.