E tmerrshme: Gjilanasi kap për fyti gruan dhe e largon zvarrë nga shtëpia, në sy të fëmijëve - Gazeta Express
string(90) "e-tmerrshme-gjilanasi-kap-per-fyti-gruan-dhe-e-largon-zvarre-nga-shtepia-ne-sy-te-femijeve"

E tmerrshme: Gjilanasi kap për fyti gruan dhe e largon zvarrë nga shtëpia, në sy të fëmijëve

Gazeta Express

06/08/2020 13:41

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R. H. dhe masa e arrestit shtëpiak të pandehurit N. H.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan kohë më parë ku ndaj një gruaje ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti i saj dhe kunati.

Lexo Edhe:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë burrit që në sy të fëmijëve zvarrë e nxori gruan e tij nga shtëpia.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. H., ndërsa refuzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N. H., dhe i cakton masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit, më 4 gusht të këtij viti, dyshohet se fillimisht kunati i viktimës e kishte goditur në kokë dhe duar dhe më pas bashkëshorti i saj në prezencë të fëmijëve e kishte kapur për fyti duke e tërhequr zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar. Me këto veprime i pandehuriR. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor” vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, bën të ditur gjykata, shkruan më tutje lajmi.net.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.