E thotë vetë pjesëtari i opozitës së re Lefter Maliqi: Një pjesë e “deputetëve të rinj” i shërbejnë Edi Ramës!


Gazeta Express
15 Maj 2019 23:57

I konsideruar si “kameleon” i politikës shqiptare, deputeti Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë në opinion, duke thënë se një pjesë e opozitës së re të ardhur në parlament i shërben Edi Ramës.

“Një pjesë e deputeteve të opozitës së re i shpërbejnë Ramës. Mos përmend emrat.”-tha Maliqi.

Kujtojmë se deputeti i ardhur nga listat e PD-së u dorëhoq nga gara në qarkun Berat për shkak të mosmarrëveshjeve me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2017. Maliqi në atë kohë iku nga PD dhe përkrahu Edi Rëmën në zgjedhje, e më tutje u shpërblye me një vend pune si drejtues.

Maliqi i cili ka qenë dhe pjesë e LSI-së, u shpreh sot se nuk do të ketë zgjedhje lokale në qershor. Madje ai ka thënë se parlamenti ku ai vetë zgjodhi të hyjë si deputet është ilegjitim.

“Unë jam gati që sa më shpejt, ai nuk është parlament legjitim. Për interesat e vendit duhet të bëjmë një marrëveshje sa më shpejt, vendi të kalojë në zgjedhje parlamentare dhe lokale në shtator apo tetor. Unë jam për sistemin mazhoritar. Ndaj duhet marrëveshje politike të shpejtë. Këta bënë gabim që njohën zgjedhjet. Neve nuk na pyet njeri po u arrit marrëveshje”, theksoi ai.

Më tutje Maliqi ka shpjeguar se në shumë zona të Shqipërisë nuk kryhen zgjedhje normale.

“Pyeta drejtorin e policisë së Fierit, sa policë ke? 600 policë më tha, ndërkohë që janë 580 qendra votimi në këtë qark. Policia e ka të pamundur ti mbulojë, në veri s’ka zgjedhje. Në Kamëz, jo e jo. Po ashtu dhe në disa zona të tjerë, apo në Berat e Skrapar. Si mund të ketë zgjedhje? Edhe vetë ata e dinë që s’bëhet, kjo është arrogancë e qeverisë. Opozita ka 800 mijë votues, do futësh të gjithë këta në burg. Ti i ke futur në burg njerëz të pafajshëm, për pak gram kanabis, për energji elektrike. Nuk është opozita kjo që jemi në. Për mua opozita është në rrugë, unë me demokratët jam. Me Bashën kam gjëra personale, ka kërkuar ndjesë. Por jam me PD-në”, deklaroi Maliqi./Express

Te fundit


Kthehu lart