E thotë edhe ambasadori i Britanisë: Nuk duhet të paguani veteranë të rrejshëm


Gazeta Express
5 Prill 2019 19:37

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se pajtohet plotësisht me mendimin e homologut të tij zviceran, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Kosova nuk duhet paguajë veteranë të rrejshëm dhe të merr financime nga Zvicra.

“Këtë krejt e dimë, nuk është që vetëm ne si miq të Kosovës, por e dinë edhe kosovarët. Për ne në Europë është e vështirë për të mbajtur përkrahjen me financa. Të varfër ka edhe te ne, edhe në Zvicër ka. Pse tatimpaguesit zviceranë në këtë rast të paguajnë për diçka që mund të financohet prej buxhetit të Kosovës, por që Kosova vetë ka vendosur që këtë buxhet ta përdorë për diçka tjetër”.

Ambasadori britanik në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka kritika ndaj UÇK-së, por ndaj qasjes së Kosovës ndaj veteranëve të rrejshëm.

“Nuk e kritikoj UÇK-në në këtë rast. Unë kam respekt sidomos për një njeri, Dervish Gashin, një ish-pjestar të UÇK-së,i cili shkoi në Angli dhe shpëtoi dhjetëra njerëz nga një sulm terrorist në Londër. Por duke folur për këtë rast të veteranëve, ne e dimë sikurse ju që e dini se ka pasë shumë mashtrime. UÇK-ja i ka treguar NATO-s se ka pasë 60 mijë trupa, si mund të ketë tani 60 mijë e më shumë? Mashtrime ka edhe te ne, por çka është thelbi se a hetohet ose jo. Edhe çka ka qenë shumë zhgënjyese është se krejt e kanë ditur por jo edhe kur dikush ka tentuar të bëjë diçka, p.sh Elez Blakaj, u kërcënua, nuk u mbrojt nga klasa politike dhe iku”.

“Kjo na tregon diçka shumë të rëndësishme për gatishmërinë e drejtësisë së Kosovës të ballafaqohet me këtë”.

O’Connell tha se ka ardhur koha që Kosova të kuptojë se durimi nuk është i pafund dhe të mos rrezikojë marrëdheniet me jashtë. Ai shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, por duhet pasur zhvillim në Kosovë dhe tha se këtë mund ta bëjnë vetë kosovarët

Te fundit


Kthehu lart