E thotë bashkëpunëtori i afërt i Isa Mustafës: Me Vetëvendosjen u lëkund besimi kur u zgjodh Konjufca - Gazeta Express
string(100) "e-thote-bashkepunetori-i-afert-i-isa-mustafes-me-vetevendosjen-u-lekund-besimi-kur-u-zgjodh-konjufca"

Gazeta Express

24/01/2020 7:17

E thotë bashkëpunëtori i afërt i Isa Mustafës: Me Vetëvendosjen u lëkund besimi kur u zgjodh Konjufca

Gazeta Express

24/01/2020 7:17

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, foli për bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm për të krijuar qeverinë e re

Hoti tha se në fund të dhjetorit besimi me VV-në është lëkundur shumë, pas propozimit dhe zgjedhjes së Glauk Konjufcës nga VV-ja për postin e kryeparlamentarit.

Lexo Edhe:

“Në fund të dhjetorit besimi është lëkundur tepër shumë, veprimi i njëanshëm më 26 dhjetor, krejt ato biseda i ka kthy në pikën 0. Propozimi i tyre në seancë plenare i kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe zgjedhja e tij, për neve normalisht është kuptuar që këta dëshirojnë të shkojnë përpara pa neve. Nëse këta dëshirojnë me shku përpara pa neve, për ne ka qenë e kuptueshme që jemi në opozitë. Ne duke qenë në opozitë, s’kemi asnjë arsye ta bllokojmë konstituimin e Kuvendit, duke qenë se e drejta kushtetuese thotë se i takon partisë që ka dalë e para për ta propozu kandidatin për kryetar të Kuvendit”, deklaroi Hoti.

Më tej ai shpjegoi se pas 26 dhjetorit, VV-ja ka dhënë sinjale për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne jemi kthy prapa, i kemi analizuar në strukturat tona, kemi thënë se pavarësisht këtij akti, nëse këta kanë vullnet me punu me neve, ne jemi këtu. Ne prapë shprehim gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje dhe kemi bërë kompromise të njëpasnjëshme deri tek kjo e fundit, kur na u desh me letër të shkruar ta dërgojmë në VV, meqë ndryshoi praktika e tyre në komunikimin publik me LDK-në përmes video-mesazheve, të cilat i kam quajtur dhe vazhdojë t’i quaj pamflete. Të papërshtatshme për vitin 2020 dhe joadekuate për askënd në skenën politike, e aq më pak për ata me të cilët dëshiron të arrish marrëveshje”, deklaroi ai.

Më 26 dhjetor, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai mori 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime.

Konjufca u zgjodh pa një marrëveshje paraprake me partnerin potencial qeverisës, LDK-në.