“E shikova Bebe Rexhën duke dridhur të pasmet dhe u shërova nga depresioni”


Gazeta Express
12 Gusht 2019 10:56

Bebe Rexha ka marrë një kompliment të veçantë.

Një përdoruese në Twitter, fanse e këngëtares Bebe Rexha, ka bërë një postim shumë interesant në profilin e saj në këtë rrjet social.

Fansja me emrin Gracie ka shkruar: “Duke e shikuar Bebe Rexhën teksa dridh të pasmet më ka ndihmuar për t’u shëruar nga depresioni”, përcjell Gazeta Express.

Këngëtares me origjinë shqiptare nuk i ka ikur ky postim, madje duke e ripostuar edhe në Instagram.

Ndërsa Bebe shkruan se sikur kjo të ishte e vërtetë, ajo nuk do të ndalej kurrë së tunduri të pasmet e saj.

Rexha merr vazhdimisht vëmendjen duke dridhur e ekspozuar të pasmet, për të cilat merr gjithmonë komplimente./Gazeta Express/

Related image

Te fundit


Kthehu lart