Boksieri kosovar Patriot Behrami ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik që është mbajtur në Antalia të Turqisë.
Ai në meçin e parë në këtë eveniment u ballafaqua me boksieri nga Serbia Milan Brankovic ku gjatë tre raundeve arriti ta rrah serbin për ta mposhtur bindshëm.
Në fund të këtij kampionati, Behrami u stolis me medaljen e bronztë, derisa për këtë sukses është shprehur tejet i lumtur.
“E kam pritur medaljen e artë, por kam pasur më pas një lëndim, që u shfaq ndaj serbit dhe më pas ndaj turkit”, ka thënë Behrami në ‘Arena Sportive.
“Unë kam pasur lufta të forta këtë, dhe jam ndarë shumë i kënaqur me këtë vit, dhe shpresoj që ta kaloj këtë lëndim”, vlerësoi Behrami.
“Tani nuk kemi gara deri më 20 janar. Është hera e parë që marrë medalje në Kampionatin Ballkanik”, shtoi ai.
Ndryshe, në Kampionatin Ballkanik kanë marrë pjesë 11 shtete.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia morën pjesë në këtë garë. /Zeri