E rrahën për një shall, tifozi i Manchester City përfundon në gjendje kome - Gazeta Express
string(73) "e-rrahen-per-nje-shall-tifozi-i-manchester-city-perfundon-ne-gjendje-kome"

Sport

Gazeta Express

20/10/2021 18:10

E rrahën për një shall, tifozi i Manchester City përfundon në gjendje kome

Sport

Gazeta Express

20/10/2021 18:10

Manchester City bëri detyrën, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën ndaj Club Brugge, por udhëtimi në Belgjikë ka rezultuar fatal për një nga tifozët e “sky blues”.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Guido De Paoë, i cili u dhunua barbarisht nga disa tifozë të Brugge, në një stacion shërbimi në qytetin belg dhe aktualisht ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Lexo Edhe:

Policia belge ka raportuar ngjarjen dhe ka thënë se për këtë rast janë vënë në pranga 5 persona, ndërsa djali i 63-vjeçarit anglez konfirmon se babai i tij është në gjendje kome në spitalin e qytetit.

Ndërkohë “Manchester Evening News” raporton se sherri mes palëve ka ndodhur për një shall, të cilin tifozët belgë ia morën anglezit 63-vjeçar për ta shkelur me këmbë, por ky i fundit kishte tentuar ta rimarrë sërish.