E rëndë/ Shkon në 5 numri i viktimave në aksidentin tragjik në Sarandë

 Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik që u regjistrua mesditën e sotme në vendin e quajtur Qafë Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në pesë, ndërsa nuk dihet me siguri numri i personave të plagosur, të cilët janë ende të bllokuar brenda mjetit.