E rëndë në Librazhd/ 24 vjeçari hidhet nga kati i 5-të i pallatit, niset drejt Traumës - Gazeta Express
string(84) "e-rende-ne-librazhd-24-vjecari-hidhet-nga-kati-i-5-te-i-pallatit-niset-drejt-traumes"

E rëndë në Librazhd/ 24 vjeçari hidhet nga kati i 5-të i pallatit, niset drejt Traumës

Gazeta Express

29/10/2020 20:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit.

Mësohet se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit.

Lexo Edhe:

Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja. I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat që e çuan të riun drejt këtij veprimi.